Sfidat me Çekinë dhe Bullgarinë, trajneri Sylvinho shpall listën me 25 lojtarë!

vovalbania October 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sfidat me Çekinë dhe Bullgarinë, trajneri Sylvinho shpall listën me 25 lojtarë!

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po përgatitet që të rikthehet në aksion këtë muaj, pasi në program ka ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024”-ës ndaj Republikës Çeke, si dhe miqësoren me Bullgarinë. Ditën e sotme, trajneri Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta në krahasim me sfidat ndaj Republikës Çeke e Polonisë në shtator, pra muajin e kaluar. Kështu, rikthehet me Kombëtaren sulmuesi Armando Broja, i cili e ka lënë pas dëmtimin në gju e së fundmi edhe ka luajtur me Çelsin në Premier Ligë. Këtë herë do të mungojë Odise Roshi, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve janë konfirmuar nga ana e trajnerit brazilian të Kombëtares.

Zyrtarisht, Shqipëria do të nisë përgatitjet të hënën e 9 tetorit në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët do të grumbullohen në kryeqytet, ndërkohë që është programuar që trajneri Sylvinho të dalë në një konferencë për mediat ditën e nesërme prej orës 11:00, në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në stadiumin “Air Albania” të dyja ndeshjet e këtij tetori. Fillimisht, Shqipëria përballet me Republikën Çeke më 12 tetor, prej orës 20:45, ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë e që luhet më 17 tetor, duke nisur nga ora 18:00.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48855 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE