Amerika përshëndet vendimin e Gjykatës në Hagë për dënimin e Salih Mustafës!
Shtetet e Bashkuara përshëndetën vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin me 26 vjet burg të Salih Mustafës. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpall fajtor për krime lufte. Konkretisht u dënua për vrasje, torturë e ndalim arbitrar. Por, iu rrëzua akuza për trajtim çnjerëzor. Me seli në Hagë të Holandës, Gjykata Speciale funksionon sipas ligjeve të Kosovës.
Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Krimet janë kryer ndaj shqiptarëve.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, u shpreh se vendimi është “një hap që ndihmon Kosovën për të garantuar sundimin e ligjit” dhe “për t’iu siguruar drejtësi viktimave”.
Siç e ka thënë edhe trupi gjykues, ky vendim nuk është gjykim kundër UÇK-së apo Kosovës, por lidhet vetëm me përgjegjësinë penale të të pandehurit. Po ashtu, ne përshëndesim guximin e viktimave dhe dëshmitarëve që u paraqitën e dënojmë kërcënimet dhe frikësimet ndaj tyre. Pa këta individë të guximshëm, drejtësia nuk do të ishte e mundur!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “dënimi ndaj Mustafës është indinjues”.
E papranueshme kur çlirimtarin na e gjykojnë më rëndë se agresorin gjenocidal.
Salih Mustafa qenë komandant i njësitit njësitit BIA, që vepronte në Zonën Operative të Llapit. Muaj më parë, ish-Prokurori i Specializuar, Jack Smith, tha se në rastin e Mustafës, viktimat janë shqiptarë të Kosovës. Përveç Mustafës, për krime lufte akuzohen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala.
Sipas aktakuzës, “Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Pjetër Shala dyshohen për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte, të tilla si ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim çnjerëzor, torturë e vrasje, si edhe krime kundër njerëzimit: burgosje, të tjera akte çnjerëzore, zhdukje e përndjekje, të kryera në periudhën mes marsit të vitit 1998 e shtatorit të vitit 1999″.
Pretendohet se krimet se janë kryer në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës e Cahan. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat.