Mes thashethemeve për ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare ‘kapet mat’ në palestër me politikanin e njohur (FOTO)

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes thashethemeve për ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare ‘kapet mat’ në palestër me politikanin e njohur (FOTO)

Një heqje e follow-it në Instagram, është një arsyje e mjaftueshme në ditët e sotme për të aluduar për ndarje midis çifteve të njohur.

E fundit që përflitet që i ka dhënë fund lidhjes së saj me Sin Boy-n është Rina Balaj. Ndonëse akoma nuk kemi një konfirmim zyrtar nga palët në lidhje me këtë çështje, duket se këngëtarja po vazhdon jetën e saj normalisht.

Së fundmi, Rina ka ripostuar një foto të saj në palestër me politikanin e njohur, Ramush Haradinaj. Siç dihet palestra është një pjesë e pandashme e Balajt. Nga fotoja duket se artistja ushtrohet në të njëjtin vend me liderin e AAK-së, ku nuk kanë hezituar të shkrepin edhe një foto së bashku.

Mes thashethemeve për ndarje, këngëtarja e njohur shqiptare

Sakaq kujtojmë që po bëhen thuajse katër vite që nga koha kur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy nisën romancën e tyre, të cilën s’mundën ta mbanin dot për shumë gjatë të fshehtë nga publiku.
Në 2020, kur kishin dy vite bashkë, ata konfirmuan se janë në një lidhje.

Këngëtarja e njohur, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere ka qenë gjithashtu shumë e komentuar për lidhjen e saj me këngëtarin. Ata prej disa vitesh bashkëjetuan së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE