E rëndë: 3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë: 3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet pak ditë më parë.

Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë te pediatria ku ishte shtruar, pasi mori mjekimin te dentisti.

Prindërit e të miturit, kanë denoncuar në Polici klinikën dentare, të cilën e fajësojnë për vdekjen e djalit. Ata akuzojnë dentistin Roland Xhaxho për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen.

Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”, njofton policia.

Burimi: /Revista Class

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE