Njihuni me parashikimin e motit për ditën e fundit të verës!

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e fundit të verës!

Shqipëria do vijojë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në orët e mesditës ku priten zhvillime të përkohshme të vranësirave duke krijuar mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu përgjatë kufirit Lindor si edhe pjesërisht në zonën e ulët. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm motin në territorin tonë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosovë

Territori i Kosovës vijon të jetë ne dominimin e masave ajrore të pasura me lagështirë, duke bërë që deri në mesditë moti të jetë kryesisht i kthjellët por  pas mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke krijuar mundësi për rrebeshe shiu si edhe mini stuhi të forta ere.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në MV parashikohet të jenë në ndikimin kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të lehta. Por në orët vijuese pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu, herë pas here shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Lindje dhe në Juglindje të kontinentit, ku kryesisht do të jenë gjatë orëve të pasdites. Po ashtu dhe zona e Alpeve të Europës do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE