Pas ironizimeve në rrjetet sociale dhe zyrtarizimit të ribashkimit me Donaldin, Bora dhe Beatrix bëhen sërish ‘bashkë’ për një kauzë të rëndësishme

vovalbania August 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ironizimeve në rrjetet sociale dhe zyrtarizimit të ribashkimit me Donaldin, Bora dhe Beatrix bëhen sërish ‘bashkë’ për një kauzë të rëndësishme

Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj janë bërë sërish bashkë ditën e sotme.

Pas Prishtinës, është mbajtur sot edhe në Tiranë protesta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave, nisur nga rasti i rëndë i 11-vjeçares në Prishtinë. Protesta nisi në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza’’.

Dhe asaj i janë bashkuar edhe Bora me Beatrix. Dy vajzat janë sensibilizuar duke dalë në protestë e duke përdorur zërin e tyre si persona publikë. Këngëtarja ka qenë në rreshtin e parë me figura të tjera si Monika Lubonja, Fifi, Zhaklin Lekatari etj.

Nga ana tjetër, Bora ka realizuar një video live në Instagram duke treguar se ndodhet në protestë. Kjo vjen pasi ironizimeve të tyre në rrjetet sociale.  Ato po ashtu ka qenë të dyja në ‘Sunny Hill Festival’ disa ditë më parë ku Bora shoqërohej nga Donaldi, shkruan PanoramaPlus.

Në protestën, e paralajmëruar fillimisht në rrjetet sociale nga shumë artistë dhe personazhe të njohur, ishin të pranishëm Monika Lubonja, Filloreta Raçi (Fifi), Fjoralba Ponari, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, ish-konkurrentet e Për’puthen Efi dhe Mikela, Anaid Kaloti, Zhaklinn Lekatari, Kledi Hysa, Jonida Shehu.

Duket se të parat që kanë mbërritur kanë qenë dy ish-banoret e BBV, Fifi dhe Monika Lubonja. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, dyshja bënë të ditur se ndodheshin në shesh rreth orës 17:40, duke pritur nisjen e protestës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE