Aksident i frikshëm në qendër të Tiranës, bie në pranga shoferi, zbardhen informacionet e ngjarjes

vovalbania January 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i frikshëm në qendër të Tiranës, bie në pranga shoferi, zbardhen informacionet e ngjarjes

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku një automjet tip “Benz”, në afërsi të kryqëzimit të “Rrugës së Elbasanit” në Tiranë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë e kundërt.

Mësohet se policia ka vënë në pranga shoferin, i cili dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës.

Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka dalë në korsinë tjetër, duke përplasur një automjet, e po ashtu është përplasur edhe me një pemë.

Si pasojë e aksidentit, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE