2Ton na zbulon edhe sa duhet të presim për surprizën e tij të radhës!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2Ton na zbulon edhe sa duhet të presim për surprizën e tij të radhës!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Së fundmi, 2Ton kishte paralajmëruar një këngë të re, vetëm pak pasi publikoi projektin më të fundit ‘Emocionona’. E pak më parë, ai lajmëroi me anë të një Instastory surprizën e tij të ardhshme për të cilën na zbuloi se do të jetë gati për ndjekësit në dhjetë ditë. Artisti nuk ka tregoi detaje të tjera si titulli i këngës, por nga video mund të dëgjohet një pjesë e saj.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE