Pas ndarjes, Rina Balaj nis një kapitull të ri!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas ndarjes, Rina Balaj nis një kapitull të ri!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

E mesa duket pas ndarjes për Rinën ka nisur një kapitull i ri (edhe pse nuk na e zbulon se cfarë ka ndodhur me bukuroshen) dhe këtë e ka treguar me anë të një video ku teksa shfaqet tërësisht pa ‘make-up’, krahas shprehet:

Njerëz, 1 shtatori ka filluar për mua me më të mirat e mundshme në botë. Jam shumë e emocionuar, do qaj. Jeta është e bukur. Gati për këtë kapitull të ri në jetën time.

Vetëm disa javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE