Donald Veshaj publikon ‘Hesht’ dhe ne na u duk si falje publike!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Veshaj publikon ‘Hesht’ dhe ne na u duk si falje publike!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Vetëm pak minuta më parë, artisti publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit pasi sot feston ditëlindjen e tij. ‘Hesht’ mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një ‘kërkim falje’ për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi.

T’u mendu për ty jam, t’u mendu sa shumë të kam dashur e të kam thyer. T’u mendu për ty jam, t’u mendu për ty me lot në sy

Ditën e sotme binjakët Veshaj festojnë ditëlindjen e tyre. Ata mbushin 27 vjeç dhe në këtë ditë speciale, kanë marrë një urim special nga miku dhe bashkëpunëtori i tyre, Elgit Doda. 

Rikujtojmë se, Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar. Po, po ashtu siç e dëgjuat. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por mbrëmjen e kaluar Semi e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE