Problemet me drejtësinë, Trump shtyn rikandidimin!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemet me drejtësinë, Trump shtyn rikandidimin!

Donald Trump po shqyrton pritjen deri në përfundim të zgjedhjeve të mesmandatit, që mbahen në nëntor, para se të nisë fushatën e tij të kandidimit për presidencialet e vitit 2024.

Lëvizja vjen në një kohë telashesh të shumta ligjore për Trump dhe kur shqetësimet se figurat e zgjedhura prej tij për ta përfaqësuar në Senat mund të jenë më të dobëta nga sa mendohej.

Pas muajsh të tërë, kur konsideronte fundjavën e Ditës së Punës si ditën kur do të niste fushatën, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara në javët e fundit ka mbajtur një profil të ulët pas bastisjes që agjentët e FBI-së i bënë rezidencës së tij në Florida.

Ndërsa koha e shpalljes së kandidaturës mund të ndryshojë sërish deri në nëntor, shqetësimet politike dhe ato ligjore kanë bërë që Trump të ndihet nervoz përpara se të hyjë në garën e zgjedhjeve primare të 2024-s.

Sipas CNN, që citon burime të afërta me ish-kreun e shtetit, këshilltarët e tij i kanë sugjeruar që të presë për një sërë arsyesh, pavarësisht se Trump mendon se do të jetë i padiskutueshëm mes kandidaturave republikane.

Disa prej anëtarëve të stafit të Trump insistojnë se, nëse ai nis fushatën për Shtëpinë e Bardhë shumë herët mund të mbetet pa të ardhura në kohën kur republikanët do të mbajnë konventën e nominimeve dhe rrjedhimisht do ta bëjnë atë më të cenueshëm gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.

Është më mirë që më parë të zgjidhet çështja ligjore me FBI-në dhe të mbahen zgjedhjet, mësohet t’i kenë thënë këshilltarët ish-presidentit amerikan.

Ndryshe, ai ka gjasa të fajësohet për një humbje eventuale të republikanëve në procesin elektoral të mesmandatit dhe më pas problemet ligjore t’i largojnë vëmendjen nga shumë çështje ku republikanët duan të fokusohen.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE