Manja emëron në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj

vovalbania September 01, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Manja emëron në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdajn.

Manja ka bërë sot prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçin, e shkarkuar pak muaj më parë.

Ministria ka theksuar mbështetjen dhe përkrahje maksimale, me qëllim që ky institucion të jetë në lartësinë e duhur për t’i shërbyer qytetarëve, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me të gjitha angazhimet e sfidat e qeverisë.

Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi publikisht gjatë majit, zyrtarë të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave si të përfshirë në korrupsion, ndërsa theksoi se ka firmosur kallëzim penal për zyrtaren më të lartë të këtij institucioni Jonida Baçi, e cila është shkarkuar disa ditë më parë.

Teksa ka dhënë detaje për skemën e korrupsionit të zbardhur nga hetimi disa mujor nga njësia Antikorrupsion, Manja ka shtuar se është koha që SPAK të hetojë në vazhdim këto skema abuzive.

“Pas një hetimi të gjatë, rezulton se zyrtarja më e lartë e agjencisë së trajtimit të pronave dhe disa drejtues rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemave që kanë prodhuar korrupsion thelbësor. Kam firmosur kallëzimin që do t’ja drejtoj SPAK. Është radha e SPAK të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, ku zyrtarët janë përfshirë në abuzim pronash”, tha Manja.

Ministri tha se skema e parë e korrupsionit që përfshin zyrtarët e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me radhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.

Skema 1: Ish pronarët që kanë vendimet për kompensim financiar dhe fizik, i disponojnë këto vendime për një kohë të gjatë për marrjen e kompensimit dhe atij fizik që nuk e kanë realizuar deri më sot. Në këto kushte janë detyruar ti shesin vendimet e tyre te sekserë, të cilët sapo i kanë blerë këto të drejta reale, kanë aplikuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave janë kompensuar 100% financiarisht, por edhe kompensuar fizikisht në vendet më të mira. Pasi i kanë marrë këto prona, kanë vijuar me transaksione duke i kaluar në emër të familjarëve të zyrtarëve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Skema 2: Skema tjetër ka të bëjë me abuzimet në rastin e kompensimit financiar të ish pronarëve, pronat e të cilëve janë zënë me ndërtime të legalizuara. Çdo ish pronar, prona e të cilit është zënë me një pronë të legalizuar, kompensohet financiarisht. Ish pronarët pasi marrin një vlerësim në Kadastër, depozitojnë kërkesën për tu kompensuar financiarisht. Sipas praktikës që vetë Agjencia e ka vendosur si standard, skema ndjek rendin kronologjik të vendimeve: pra vendimi i parë likuidohet më përpara. Por ka ish pronarë që presin 1-5 vjet për të marrë vlera qesharake për të marrë kompensim, ndërkohë që në anën tjetër kemi ish pronarë që nga 1-17 ditë janë kompensuar deri në 500 milionë lekë. Kjo na bën të besojmë se ka abuzime.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE