Padia e Metës për Autoritetin e Dosjeve, Taulant Balla: Shantazh absurd!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Padia e Metës për Autoritetin e Dosjeve, Taulant Balla: Shantazh absurd!

Maxhoranca e konsideron shantazh absurd, padinë e Ilir Metës për Autoritetin e Dosjeve. Në një postim, kreu i grupit socialist Taulant Balla shkruan: “Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe sot janë kallëzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë e si vegla të pushtetit, u sugjeroj miqësisht ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin e asaj shprehjes: Historia ndodh si tragjedi dhe përsëritet si komedi”.

Postimi i plotë:

Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve që vijnë nga familje të persekutuara prej regjimit komunist dhe sot janë kallëzuar nga Ilir Meta si falsifikatorë dhe si vegla të pushtetit, duke u sugjeruar miqësisht ta marrin këtë zhvillim si ilustrimin e asaj shprehjes: Historia ndodh si tragjedi dhe përsëritet si komedi.

Të gjithë anëtarët e Autoritetit dhe kryetaren Genta Sula se kanë të gjithë respektin e mbështetjen tonë në punën e tyre.

Shantazhi absurd i Ilir Metës ndaj tyre është një tjetër arsye për të dyshuar fort se spiuni I.M nuk është askush tjetër, po pikërisht ai që tanimë mendon gjithë Shqipëria.

Uroj që prokuroria të mos bëhet rëra ku Ilir Meta të fshehë kokën si struci në pafundësi, po të respektojë ligjin, institucionet dhe të drejtat e detyrat e drejtuesve të tyre. Ndërsa Ilir Meta që s’po le gjë pa bërë, pse dreqin s’po e bën gjënë më të thjeshtë në botë: Kërkesën për hapjen e dosjes së tij! Apo është peng i spiunit I.M?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49302 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE