Rina Balaj konfirmon ndarjen nga SinBoy: “Kam kaluar shumë mirë por ndodh, kjo është jeta!”

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rina Balaj konfirmon ndarjen nga SinBoy: “Kam kaluar shumë mirë por ndodh, kjo është jeta!”

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht postonte momente shumë romantike krah tij dhe kohëve të fundit dukej se dyshja kishte çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. E të gjitha këto mendime u hodhën poshtë, pasi së fundmi artistja ka dhënë një intervistë ku ka treguar se në fakt prej kohësh është distancuar nga SinBoy edhe pse bashkëpunimi i tyre në muzikë ka vazhduar.

Po është e vërtetë që jemi ndarë unë edhe SinBoy. Nuk do doja që ta bënin të madhe se ne kemi shumë kohë që jemi distancuar. Por, në muzikë nuk jemi ndarë dhe kemi punuar bashkë. Ndarja u bë publike për arsye sepse nuk ndiqemi më në Instagram. Unë me Sinboy kam kaluar shumë mirë, por ndodh, jeta… Unë kam qejf që portalet të shkruajnë vetëm mirë për mua, por nuk i ndaloj dot as kur shkruajnë për keq, se unë ndonjëherë reagoj keq. Media është e rëndësishme, portalet janë shumë të rëndësishme, por thjesht nuk dua drama. Thjesht dua t’u jap fansave të mi energji pozitive dhe të mos i ngarkoj me gjëra se çfarë ka ndodhur me Rinën.

Vetëm disa javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE