Ulet numri i të infektuarve! Sot 263 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID!

vovalbania September 01, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ulet numri i të infektuarve! Sot 263 raste të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID!

Kjo e enjte ka shënuar një numër të më ulët të rasteve ditore me COVID-19, krahasuar me një ditë më parë. Si rezultat i 1069 testimeve, kanë rezultuar pozitiv me COVID 263, teksa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Nga këto 263 raste, 87 raste janë raportuar në Tiranë, për t’u ndjekur nga Lushnja, Durrësi dhe Vlora.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për vaksinim, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga COVID.

“Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet në njoftim.
Aktualisht janë 3,076 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, teksa në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 16 pacientë.

Statistika (1 Shtator 2022) 
Raste të reja ditore             263
Të shëruar në 24 orë          277
Të shtruar në spitale             16
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                     1069

Testime totale                   1,963,270
Raste pozitive                      328,469
Raste të shëruara               321,810
Raste Aktive                              3,076
Humbje jete                               3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë                  1,401
Fier                         318
Shkodër                228
Elbasan                222
Durrës                   204
Korçë                     192
Vlorë                        160
Gjirokastër            122
Berat                           102
Lezhë                         65
Dibër                          51
Kukës                          11

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE