Pas daljes nga BBV, Lidi Delia na prezanton me partneren e tij, ja dedikimi që i bën në rrjetet sociale

vovalbania April 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga BBV, Lidi Delia na prezanton me partneren e tij, ja dedikimi që i bën në rrjetet sociale

Lidi Delia, është një ish-banor i formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’. Rrugëtimi i tij përfundoi në ‘Prime-n’ e shkuar teksa u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Liamin.

Pas daljes së tij nga shtëpia, Lidi ka qenë aktiv nëpër rrjete sociale duke falenderuar mbështetësit e tij dhe jo vetëm, pasi ka marrë pjesë dhe në shumë intervista teksa ka folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, lojën e banorëve, ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi dhe se cilin banor shikon si fitues të këtij edicioni.

Mirëpo si rrallëherë, ditën e sotme ai ka ndarë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it një fotografi me partneren duke zbuluar kështu portretin e saj.

“Të dua jeta ime, me padurim pres me u pa??!”- shkruan ish-banori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE