Berisha akuza Vuçiçit për Ballkanin e Hapur: E përdor për t’iu kundërvënë nismës së Berlinit!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha akuza Vuçiçit për Ballkanin e Hapur: E përdor për t’iu kundërvënë nismës së Berlinit!

Sali Berisha thotë se në “janë përfshirë grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane” në atë që e quan “afera e Portit të Durrësit”. Duke folur sot rreth projektit, deklaroi:

Kemi të bëjmë me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme, Edi Ramës, vëllezërve Kariç e Vuçiçit pas tyre. Vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive të Alabarit në Beograd. Përsëri kjo kompani arabe ka tentakulat e saj në Minsk, ku kompania e Minskut ka për president, ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Në këtë kontekst, jo vetëm që Edi Rama po ndërton Dubain e tij, të familjes së tij, por po e ndërton atë me grupe të rrezikshme antishqiptare dhe antieuropiane, siç janë biznesmenët të Bjellorusisë dhe ata të Beogradit.

Berisha tha se nuk do njohin asnjë vendim për Portin e Durrësit dhe vuri në dukje se “Rama do mbajë përgjegjësi penale”.

E vërteta është se në këtë aferë multimiliardëshe kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit, me ata të Vladimir Putinit në Bjellorusi. PD denoncon me forcën më të madhe këtë projekt të Edi Ramës dhe Alabar. U bën thirrje qytetarëve të Durrësit të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kompania fantazmë Rama-Alabar dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim, por do të bëjë përgjegjës penal Edi Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka krijuar vendit me mbylljen de facto të portit kryesor.

Po ashtu, Berisha foli për Ballkanin e Hapur dhe riktheksoi se është “nismë antishqiptare”.

Aleksandër Vuçiç, një serbomadh sa Millosheviçi, sa Xhorxheviçi, po e përdor Ballkanin e Hapur në çdo aspekt. Po e përdor për t’iu kundërvënë nismës së Berlinit, për të vendosur hegjemoninë serbe në Ballkan dhe influencën ruse.  Po e përdor për të shkatërruar prodhimin në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, pasi asnjë rregull nuk është përcaktuar në tregun e lirë. Po e përdor për të dejonizuar politikisht Prishtinën, por kjo i dështoi. I dështoi sepse Perëndimi e ka të qartë se kufiri i tij në Ballkan është kufiri me Kosovën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE