Zbulimi më i fundit i teleskopit hapësinor James Webb!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulimi më i fundit i teleskopit hapësinor James Webb!

Teleskopi hapësinor James Webb po jep rezultatet e para domethënëse. Jo vetëm fotografi me rezolucion të lartë të sistemit tone diellor, por tani edhe planetë jashtë tij, pamjet e të cilëve që shihen për herë të parë. Bëhet fjalë në veçanti për ekzoplanetin e parë të kapur nga teleskopi, pra planetin që ndodhet në një sistem diellor të ndryshëm nga ai i Tokës.

I quajtur me siglën disi anonime HIP 65426, planeti që ndodhet 385 vite dritë nga Toka ka qenë i njohur nga viti 2017, i pikasur nga një observator i rëndësishëm në Kili, por atmosfera e Tokës pengonte ardhjen e sinjalit që mundësonte pamjet. Ndërkohë, teleskopi James Webb arriti të sigurojë pamjet e para të planetit, edhe falë largësisë së madhe të HIP 65426 nga ylli i tij, rreth 100 herë më larg se distanca e Tokës me Diellin.

Detaje të mjaftueshme për të kuptuar se kemi të bëjmë me një planet gjigant gazor, pak a shumë si Jupiteri, aspak i përshtatshëm për zhvillimin e jetës. HIP 65426 është një planet që i ballafaquar me moshën e sistemit tonë diellor duket i “sapolindur”, vetëm 20 milionë vite, ndërkohë që Toka ka më shumë se 4 miliardë vite. Studiuesit e shumtë tregojnë në fakt se zbulimi i ekzoplanetit është vetëm fillimi i një epoke zbulimesh që do të përbëjë revolucion në astronomi.

“Ka shumë pamje ekzoplanetesh që pritet të vijnë dhe që do të formësojnë gjithçka që dimë për karakteristikat e tyre. Madje, presim të zbulojmë edhe planetë totalisht të panjohur“, thotë Aarynn Carter, një nga autorët e studimit.   Teleskopi James Webb ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë dhe është “basti” i madh i NASA për zbulimin e yjeve dhe galaktikave më të largëta, një lloj “makine e kohës” dhe ato që ekzistuan 100-200 milionë vite nga Bing Bangu nga i cili u gjenerua universi.

Rikujtojmë, se teleskopi Hapësinor James Webb ka kapur së fundmi një imazh të ri të galaktikës Cartwheel së bashku me dy galaktika më të vogla shoqëruese e cila u krijua si rezultat i një përplasjeje ndërgalaktike. Observatori orbital u lançua dhjetorin e kaluar dhe së fundmi lëshoi një grup të plotë vëzhgimesh të reja, duke përfshirë atë që thuhet të jetë fotografia “më e thellë” dhe më e detajuar e kozmosit deri më sot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE