Einxhel i dedikon Arbanës fjalët më të ëmbla për lindjen e vajzës!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel i dedikon Arbanës fjalët më të ëmbla për lindjen e vajzës!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

E teksa, pas ‘BBV’, edhe dy prezantueset, Dojna Mema e Arbana Osmani zbuluan se janë në pritje të ëmbël, ditën e djeshme kjo e fundit u bë mama për herë të parë dhe na ‘shkriu zemrën’ me një postim që ndau teksa mbante bebushen e saj në krahë. Einxhel padyshim tani më shumë se kurrë është e ndjeshme ndaj të tilla lajmeve, ndaj vetëm pak minuta më parë reagoi në Instastory duke i dedikuar fjalët më të ëmbla bukuroshes.

Kur ëndrrat bëhen realitet në formën e një fytyre dhe shpirtin e e një engjëlli të vogël, Zoi.

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi. 

Tanimë familja e tyre është bërë e madhe dhe Joni me Diellin janë dy vëllezërit më të mëdhenj të vogëlushes së sapolindur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE