Gjykata e Elbasanit lë në burg mashtruesin turk, vendos dhe për ekstradimin e Faruk Ozer

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjykata e Elbasanit lë në burg mashtruesin turk, vendos dhe për ekstradimin e Faruk Ozer

Faruk Ozer, i arrestuar për llogari të drejtësisë turke me akuzën “Ngritja e organizatave me qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, Ozer ju caktua masa e sigurisë provizore “arrest me burg” me qëllim ekstradimin e tij.

Por avokatja turke e cila mbron Ozer në procesin e tij në Turqi ka kundërshtuar ekstradimin dhe së bashku me kolegët shqiptarë do të kërkojë apelimin e vendimit:

“Unë dhe kolegët e mi shqiptarë do të apelojmë për të kundërshtuar procesin e ekstradimit. Klienti im akuzohet për mashtrim. Në medien turke dhe atë shqiptare thuhet se ai ka vjedhur 2 miliard dollarë, por nuk është e vërtetë. Janë vetëm 20 milionë dollarë dhe gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve, shumica e të cilave tashmë i kanë tërhequr akuzat. Ai erdhi në Shqipëri si biznesmen, nuk u fsheh në Shqipëri, hyri me pasaportën e tij. Ne do të dorëzojmë të gjithë dokumentacionin tonë dhe do të përpiqemi të ndalojmë procesin e ekstradimit i cili është tërësisht politik”.

Nga informacioni i dërguar nga Difuzioni i Interpolit rezulton se shtetasi turk Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete digjitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sociale dhe është larguar nga Turqia.

Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qendrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE