Luciano Spalletti, fiton çmimin “Pankina e Artë”

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luciano Spalletti, fiton çmimin “Pankina e Artë”

Luciano Spalletti  trajneri i kombëtares së Italisë, njëkohësisht kampion i Serie A me Napolin është shpallur fitues i “Pankinës së Artë” për sezonin e shkuar në vendin fqinj.

Nga 61 persona që votojnë për fituesin, në garën mes trajnerëve të Serie A, Serie B Serie C dhe Serie A, Serie B dhe Serie C për femra, Spalletti grumbulloi 42 vota.

Në vend të dytë u rendit Simone Inzaghi i Interit, teksa vendin e tretë e mori Stefano Pioli i Milanit.

Duke folur pas fitores së këtij trofeu, Spalletti falenderoi lojtarët e tij te skuadra e Napolit.

“Falenderoj të gjithë, në radhë të parë lojtarët e mi të Napolit dhe bashkëpunëtorët e mi. Drejtorin Giuntoli, të gjithë qytetin e Napolit që kontribuuan masivisht në fitimin e këtij çmimi. Më pas dua t’ju falënderoj të gjithë ju nga të cilët kam mësuar kaq shumë gjëra. Të marrësh “Pankinën e Artë” nga kolegë të këtij niveli do të thotë të marrësh vlerësimin e disa prej trajnerëve më të mirë në botë, është çmimi më i mirë që munda të marr dhe që uroj që të gjithë ta marrin. Ky çmim më detyron të jem një trajner më i mirë në të ardhmen”,-tha Spalletti.

Luciano Spalletti e filloi karrierën e tij menaxheriale me Empolin në 1993 përpara se të vazhdonte si trajner i klubeve në Itali, duke përfshirë dy periudha me Romën, ku fitoi dy tituj radhazi Coppa Italia. Spalletti drejtoi Zenitin e Shën Petersburgut nga viti 2009 deri në vitin 2014, duke fituar dy tituj të Premierligës ruse. Pas dy sezoneve në krye në Inter Milan, ai u emërua trajner i Napolit në 2021 ku fitoi Serinë A në sezonin 2022–23 përpara se të largohej nga klubi në qershor 2023. Në gusht 2023, ai u emërua si trajner i kombëtares italiane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE