Marrëdhënia e Einxhel me vjehrrën e saj është për t’u marrë shembull!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marrëdhënia e Einxhel me vjehrrën e saj është për t’u marrë shembull!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

E teksa tanimë dihet se gjërat mes Einxhel dhe Dagz janë të konsoliduar, padyshim që dyshja kalojnë kohë edhe me familjen e njëri-tjetrit. Ashtu si na ka treguar dhe prezantuesja pak orë më parë se ditën e sotme ka kaluar kohën duke bërë pazar me vjehrrën e saj dhe video-t në Instastory-n e bukuroshes na tregojnë se marrëdhënia mes të dyjave është vërtet për t’u marrë shembull.

Dagz që sot e tutje nuk dal më nëpër dyqane me ty. Vjehrra ime është më e bukura. Është shumë gallatë për t’u përballuar. 

Së fundmi prezantuesja na ka treguar se ka nisur nga blerjet e lodrave për fëmijë që do të vijë në jetë. Ajo çfarë na bën përshtypje është ngjyra e lodrave që moderatorja ka zgjedhur, të cilat janë ngjyrë rozë, duke ngritur kështu përsëri dyshimet se ndoshta Einxhel dhe Dagz janë në pritje të një vajze.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49650 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE