U përfolën se janë në një lidhje, ja urimi i veçantë i futbollistit për Loredanën!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfolën se janë në një lidhje, ja urimi i veçantë i futbollistit për Loredanën!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Loredana po përflitet se është në një romancë të re me futbollistin Edon Zhegrova. Gazeta zvicerane “Blick” ishte ajo që ngjalli dyshimet pasi publikoi një foto të dyshes teksa ishin krah njëri-tjetrit. Vetë këngëtarja e ka postuar foton, por gazeta kishte bërë një shkrim referuar një romance të mundshme.

Çfarë po ndodh këtu? Loredana pozon me ish-lojtarin e Baselit”,-ka qenë titulli i artikullit të “Blick”, i cili vazhdon me fjalët:

Reperja Loredana u shfaq krah për krah me ish-lojtarin e Baselit, Edon Zhegrova në story-n e saj në Instagram, duke ndezur kështu thashethemet.

E teksa prej pak kohësh nuk po përflitej më për këtë çështje, ditën e djeshme artistja festoi ditëlindjen e saj dhe padyshim nuk mungoi një urim publik nga futbollisti, i cili mund ta themi ishte shumë i veçantë. Edoni postoi një kolazh me disa foto të papublikuara më parë të tyre dhe krahas ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen gruaja më gangstere që njoh!

Ka kaluar gati një muaj që kur Loredana ka publikuar këngën e saj të fundit “Let’s go” e duket se tashmë ka ardhur koha që reperja të vijë me një projekt të ri. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja ka treguar me anë të një Instastory se tanimë ka realizuar demon e surprizës së saj më të re, e cila do të titullohet “Stay with me” (Qëndro me mua) dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE