Mënyra si Besi dhe Xhensila e festuan 5-vjetorin e martesës së tyre është shumë qesharake!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mënyra si Besi dhe Xhensila e festuan 5-vjetorin e martesës së tyre është shumë qesharake!

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Çifti janë me njëri-tjetrin  prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie dhe prej kohësh tanimë ndajnë me ne në rrjete sociale postime shumë romantike, por dhe shumë të ëmbla me vogëlushen e tyre. Dita e djeshme ishte shumë e veçantë për dyshen pasi festuan 5-vjetorin e kurorëzimit të dashurisë në martesë.

E nëse po pyesnit veten se si e festuan, epo besojmë duke njohur Besin e kuptoni. Me anë të një Instastory, aktori teksa ka postuar një ‘selfie’ së bashku me bashkëshorten e tij duke mbajtur një pjatë me domate, gjizë dhe kastraveca në formë shakaje ka shkruar:

Urime 5-vjetorin e martesës! Kështu festohet!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

E ftuar në një nga episodet e “A Live Night” ishte Xhensila Myrtezaj, në një rrëfim të jashtëzakonshëm të saj. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa na tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58383 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE