Rekurs në Gjykatën e Lartë, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako kërkon ndryshimin e masës së sigurisë!

vovalbania October 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rekurs në Gjykatën e Lartë, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako kërkon ndryshimin e masës së sigurisë!

Duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm që e la në burg, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.  Dako kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa kërkesa që tashmë është regjistruar nga gjykata u depozitua dy ditë më parë. Relator i kësaj çështjeje u caktua gjyqtari Ilir Panda.

Ankimimi pritet të shqyrtohet në ditët në vijim. Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të SPAK-ut, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një lejeje ndërtimi në vitin 2011 për një pallat, në lagjen nr. 5, në qendër të Durrësit dhe që u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019. Sipas dosjes hetimore, pallati kishte katër kate pa leje dhe legalizimi i objektit u krye në shkelje të ligjit.

Ndërkohë, rasti i dytë kundër Vangjush Dakos ka të bëjë me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH llogaritet se i është shkaktuar buxhetit një dëm prej 18 milion lekësh. Nën akuzë bashkë me Vangjush Dakon janë dhe nëntë persona të tjerë, pjesa më e madhe e të cilëve ish-zyrtarë të bashkisë së qytetit bregdetar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE