Risia më e fundit nga seriali “The Lord of the Rings: The Rings of Power”!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Risia më e fundit nga seriali “The Lord of the Rings: The Rings of Power”!

“The Lord of the Rings: The Rings of Power” do të ketë në plan të parë një personazh femër. Aktorja Morfydd Clark luan në serialin e ri si Galadriel, një luftëtare kukudh që dëshiron të parandalojë kthimin e së keqes në Tokën e Mesme.

Seriali i bazuar në romanet e J.R.R. Tolkien është një nga më të shtrenjtët ndonjëherë dhe do të fillojë transmetimin në Amazon ditën e sotme. Njëri nga producentët ekzekutivë të serialit, Patrick McKay, tha se Tolkien kishte “disa nga personazhet më të mëdha femërore në letërsi” dhe Galadriel ishte ndër të parët që u erdhi ndërmend shkrimtarëve të serialit. Pjesë e projektit janë gjithashtu edhe aktorët, si Robert Aramayo, Ismael Cruz Cordova, Sophia Nomvete dhe Nazanin Boniadi, dhe zhvillohet mijëra vjet përpara “Hobit” dhe “The Lord of the Rings”.

Seriali i ri i “Lord of the Rings” ka kushtuar 1 miliardë dollarë, por traileri i tij shkaktoi pakënaqësi të mëdha në rrjet. Arsyeja ishte se në role xhuxhësh dhe elfësh janë vendosur aktorë me ngjyrë, çka u konsiderua si diçka e pavend në fantazinë e konceptuar krejt ndryshe që në fillim. Sophia Nomvete interpreton një princeshë xhuxhe, gruaja e parë me ngjyrë dhe femër që luan një xhuxh. Lenny Henry vjen si një elf i zi. Fansat e “Lord Of The Rings” shpërthyen në kritika në Twitter.

Regjisori Peter Jackson ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se kishte menduar t’i nënshtrohej hipnozës. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte që ta bënte të harrojë “The Lord of the Rings”, në mënyrë që t’i shikonte ato filma si një shikues i zakonshëm. Regjisori fitues i çmimit Oscar, u shpreh për “Hollywood Reporter” se:

Kur i kemi realizuar filmat “The Lord of the Rings”, gjithmonë jam ndier sikur jam ai personi i pafat që nuk mund ta shikonte filmin kur erdhi për herë të parë në kinema. Në kohën kur fillonin xhirimet, unë do të isha i zhytur tashmë në ato filma për pesë apo gjashtë vjet. Fakti që nuk mund t’i shikoja si gjithë të tjerët, ishte një humbje e madhe për mua. Mendova seriozisht të shkoja te një hipnoterapist për të më hipnotizuar në mënyrë që të mund t’i harroja filmat dhe atë që kisha bërë për gjashtë apo shtatë vitet e fundit që të mund t’i shijoja ato filma.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE