Vesa Luma shtanget dhe kërkon ta lërë intervistën, pasi merr një lajm për bashkëshortin Big Bastën

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vesa Luma shtanget dhe kërkon ta lërë intervistën, pasi merr një lajm për bashkëshortin Big Bastën

Vesa Luma, njëra nga këngëtaret më të dashura të popullit shqiptar që nga fillimi i karrierës së saj, ishte e ftuar në emisionin S’e Luan Topi.

Këngëtarja në fillimin e intervistës tregon se si Big Basta e kishte bërë atë për vete me një pjatë fasule.

Ajo tregon që në fillim kur edhe nuk njiheshim mirë ata të dy, Big Basta iu kishte afruar Vesës dhe i kishte thënë: “Më duket se je dobësuar shumë, e nëna ime e bën groshën më të mirë në botë.”

Image

Vesa kishte pranuar që t’ia sillte, dhe tregon që e ka ngrënë me shumë qejf dhe i ka pëlqyer. “Ky qenka djalë më ndryshe” – ishte komenti i saj pas gjestit të mirë të Big Bastës.

Më tutje Vesës i vinë disa lule nga ai, dhe moderatorja i thotë që do ta kishim atë në studio, por Bigu e paska lënduar këmbën dhe nuk mundi të vijë.

Vesa merakoset aq shumë sa fillon të qajë, dhe kërkon të largohet nga intervista.

“E keni me të vërtetë, a po bëni shaka se unë çohem e iki” – shprehet Vesa e merakosur.

Më pas Big Basta hyn brenda duke e surpizuar Vesën, teksa edhe e merr në përqafim, pasi ajo ishte bërë me të vërtetë merak.

Pasi e përqafon Vesa i thotë me shaka sa mirë që s’e ke lënduar lëmbën, se do të më duhej të rrija në shtëpi pastaj.

Image

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50476 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE