Shakira sapo na vërtetoi se nga një grua e tradhtuar duhet patur kujdes, këngëtarja ka përgatitur planin perfekt kundër Pique!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira sapo na vërtetoi se nga një grua e tradhtuar duhet patur kujdes, këngëtarja ka përgatitur planin perfekt kundër Pique!

Ish-dyshja e njohur Shakira dhe Gerard Pique tanimë janë në gjyq për kujdestarinë e dy djemve. Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti i famshëm dëshiron që fëmijët t’i mbajë në Spanjë, nga ana tjetër Shakira është e bindur që do të zhvendoset përfundimisht në Miami. “Arma” më e mirë që ajo mendon se ka kundër ish-partnerit është një listë e të gjitha rasteve kur mbrojtësi i Barcelonës nuk i ka qëndruar besnik.

Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhëtuar. Shakira tashmë ka në krah një gazetar të njohur spanjoll, i cili doli publikisht në krah të saj dhe kërcënoi se do të ekspozonte në publik të gjitha “të palarat” e futbollistit. “Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një e vitit 2016 dhe ajo me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”-ka thënë gazetari Jordi Martin.

Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere. Partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtër diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre. Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë. Sipas emisionit ‘Telecinco’, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Ndërkaq në një kohë kur kanë kaluar vetëm dy muaj që martesa e Pique dhe Shakiras ka marrë fund, një lajm shokues përcillet nga mediat spanjole. Rafael Nadal dhe Shakira kanë pasur një lidhje të fshehtë. Siç raportohet nga paparaci spanjoll, Jordi Martin, këngëtarja dhe tenisti filluan lidhjet e tyre në vitin 2009, kur të dy u takuan për videoklipin e ‘Gypsy’. Videoja e një prej këngëve më të njohura të Shakirës kishte pamje dhe lëvizje sensuale, por duket se ishte më shumë se thjesht një skenar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 57799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE