Dështon sërish nisja e raketës për në Hënë, NASA: Shkak, rrjedhja e hidrogjenit!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dështon sërish nisja e raketës për në Hënë, NASA: Shkak, rrjedhja e hidrogjenit!

Nisja e raketës së Agjencisë Amerikane të Hapësirës në Hënë u anulua sërish, pasi u gjet një rrjedhje në rezervuarin e saj të hidrogjenit. Kjo është tentativa e dytë e dështuar e NASA-s, pasi bëri një tentativën të hënën ku u pengua nga disa probleme teknike dhe të motit.

Raketa djeg 2.7 milionë litra hidrogjen dhe oksigjen të lëngshëm për të siguruar presionin e nevojshëm për nisje. Por, kur kontrollorët dërguan komandën për të mbushur rezervuarin e hidrogjenit, ra alarmi që tregoi se kishte rrjedhje.

Dërgimi i raketës është planifikuar të ndodhë në orën 14:17 me kohën lokale. NASA shkruan se prova e tretë për nisje do të jetë të hënën, ose të martën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49203 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE