BERZH: Turizmi, sektori me performancën më të lartë në Shqipëri!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BERZH: Turizmi, sektori me performancën më të lartë në Shqipëri!

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar së fundmi raportin e Tranzicionit për vitin 2023. Në Shqipëri, e vë theksin tek masat dhe politikat mbështetëse të qeverisë, që nga paketat e Rezistencës Sociale që i quan gjithpërfshirëse deri tek rritja e pagave në sektorin publik dhe rritja e pagës minimale.

Pas zbatimit të dy paketave gjithëpërfshirëse të Rezistencës Sociale, me qëllimin për të mbrojtur familjarët dhe bizneset nga rritja e cmimeve, autoritetet filluan të reformonin dhe të rrisnin pagat në sektorin publik dhe rritën pagën minimale me 18% në 2023”, shkruan BERZH.

Duke vlerësuar se rritja ekonomike e Shqipërisë vijon në vitin 2023, BERZH thekson se sektori i turizmit regjistroi performancën më të mirë gjatë këtij viti.

Sektori i turizmit regjistroi performancën më të mirë, në terma të mbërritjes së turistëve të huaj dhe netë-qendrimeve. Sektori pritet të ketë një tjetër performancë të lartë gjatë këtij viti, ku 8 muajt e parë tregojnë 27% rritje në numrin e mbërritjeve të turistëve të huaj, thuhet në raport.

Turizmi në Shqipëri në 2023

Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, me një rritje prej 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas shifrave zyrtare të INSTAT në 6 muajt e parë të këtij viti e kanë frekuentuar Shqipërinë 3,4 milionë vizitorë të huaj, ose 33% më shumë se në vitin 2022.

Vetëm në qershor 2022 Shqipëria u vizitua nga 876 056 vizitorë, ndërsa në qershor 2023 nga 1 007 033 vizitorë pra 15% më shumë vizitorë se një vit më parë. Në janar -qershor 2022, vendi ynë u vizitua nga 2 553 747 vizitorë, ndërsa në janar- qershor 2023 nga 3 396 932 ose 33% më shumë.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron shumë plazhe. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra dhe qytete të tjera janë destinacione të kërkuara për turizmin historik dhe kulturor.

Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE