Kategoria Superiore/ Ja rezultatet e dy sfidave të sotme!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kategoria Superiore/ Ja rezultatet e dy sfidave të sotme!

Teuta ka zhgënjyer për të tretën javë radhazi, ndërsa deri më tani nuk ka marrë ende asnjë fitore. Derbi me Erzenin që u zhvillua në “Niko Dovana”, me pritës shijakasit përfundoi me barazim pa gola.

Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët. Pas raundit të tretë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.

Këtë të shtunë mbyllën javën e tretë edhe Kukësi-Kastrioti, me “verilindorët” që pësojnë disfatën e dytë radhazi. Skuadra e Skënder Gegës mori avantazhin në minutën e 61’ falë golit të Zivkovic, megjithatë gëzimi për ta zgjati vetëm 8 minuta, pasi Prenkocevic do të realizonte në minutën e 69.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 90’, kur Marinaj përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren e parë krutanëve, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-2. Pas raundit të tretë Kukësi qëndron në vend të nëntë me vetëm 1 pikë, të marrë në barazimin e javës së parë me Tiranën, ndërsa Kastrioti qëndron në vend të gjashtë me katër pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE