Ky artikull është për të lindurit në muajin shtator!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky artikull është për të lindurit në muajin shtator!

Kemi hyrë zyrtarisht në muajin shtator, e për pak ditë mirëpresim stinën e vjeshtës. Nëse vera është sezoni i dasmave, duhet të dini që ai i vjeshtës është sezoni i lindjeve. Njihuni me faktet më interesante për bebet e lindura në muajin shtator. Fëmijët e lindur në muajin shtator janë më të lumtur se fëmijët e lindur në muajt e tjerë. Këto bebe kanë më pak gjasa të zhvillojnë depresion dhe çrregullime bipolare. Nëse nëntori është muaji gjatë të cilit kanë lindur vrasësit serialë, në shtator kanë lindur njerëzit më paqësor e më pak problematikë. Janë më të prirur ndaj alergjive dhe astmës.

Sipas “Prevention.com’” ata që lindin në vjeshtë janë 30% deri në 90% më shumë të rriskuar të preken nga alergjitë. Janë më të gjatë se fëmijët e tjerë, kjo për shkak të vitaminës D, ndaj të cilës mamatë janë të ekspozuara në diell gjatë verës. Nëse doni fëmijë të suksesshëm është mirë që ngjizjen e tyre ta nisni në fund dhjetori ose në janar. Sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Torontos, Northestern University, fëmijët e lindur në shtator kishin rezultate më të mira në shkollë.

Ky studim u përforcua nga një tjetër përfundim i “National Bureau of Economic Research”, sipas të cilit mosha e fëmijëve ka rol të rëndësishëm jo vetëm për ecurinë në shkollë nga mosha 6-15 vjeç, por edhe në shkallën e ulët të kriminalitetit. Kjo ndodh pasi fëmijët e lindur në shtator janë më rritur kur nisin shkollën, krahasuar me moshatarët e tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE