Netflix pritet që nga muaji nëntor të prezantojë shërbimin e ri me çmim më të lirë por të mbushur me reklama!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Netflix pritet që nga muaji nëntor të prezantojë shërbimin e ri me çmim më të lirë por të mbushur me reklama!

Platforma Netflix pritet që në muajin nëntor të vendosë në zbatim planin e tij më të lirë të shërbimit të mbështetur nga reklamat, në mënyrë që të dalë pak më përpara zbatimit të nivelit të transmetimit nëpërmjet reklamave të Disney+ më 8 dhjetor. Në korrik, Netflix iu tha investitorëve se po synonte zbatimin e planit të mbështetur nga reklamat “rreth fillimit të vitit” 2023. Por tani, shërbimi me reklama nga Netflix pritet të dalë drejtpërsëdrejti më 1 nëntor në shumë vende, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, sipas burimeve të industrisë që janë informuar mbi planet e transmetuesit.

Kjo do të ishte pak më shumë se një muaj përpara se Disney+ Basic, me çmim 7,99 dollarë në muaj, të dalë në treg në SHBA. Netflix nuk pranoi të komentonte por një përfaqësues i kompanisë u shpreh se:

Ne jemi ende në ditët e para të vendosjes se si të zbatojmë një nivel me çmim më të ulët, të mbështetur nga reklamat dhe nuk është marrë asnjë vendim.

Vlen të theksohet gjithashtu se sipas raportimeve të bëra së fundmi Netflix ka ndërmarrë një lëvizje aspak të mirë për përdoruesit. Shkarkimi i filmave dhe serialeve është një nga pluset më të mëdha për përdoruesit e këtij shërbimi streaming, por duket se do ta shijojnë vetëm ata që zgjedhin paketën më të shtrenjtë.

Domethënë, Netflix është duke përgatitur një paketë më të lirë që përmban reklama dhe pritet të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm. Sipas Bloomberg, kodi i fshehur në aplikacionin iPhone tregon se Netflix nuk planifikon të lejojë opsionin e shkarkimit për përdoruesit me një paketë më të lirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58382 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE