Ronela Hajati ka një falenderim për të gjithë miqtë e zemrës!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ronela Hajati ka një falenderim për të gjithë miqtë e zemrës!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’. E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’.

Ditën e djeshme Ronela ka festuar ditëlindjen e saj të 33 dhe urimet nga miqtë e saj dhe artistë të tjerë kanë qenë të shumta. Ronela nuk ka harruar që t’i falenderojë të gjithë për çdo urim dhe sidomos miqtë e zemrës që ishin me të në festën e ditëlindjes çdo ditë të jetës të saj. Kështu Ronela ka postuar disa foto nga festa dhe shkruan:

Le të festojmë jetën, jo moshën!
Faleminderit të gjithëve për urimet dhe të gjithë miqve të zemrës që ishin me mua këtë natë dhe çdo ditë e natë tjetër të jetës sime në ditë të këqija e të mira si kjo! Unë jam pak vonë për të postuar foto, por isha aq e varur sa nuk e keni idenë!

Ka kaluar vetëm 1 muaj nga publikimi i këngës së fundit, e cila titullohet “Valle” e duket se Ronela është gati për të publikuar një tjetër këngë. Këtë na e ka bërë me dije vetëm pak më parë me anë të një postimi në Instastory, ku na ka zbuluar edhe se këtë herë do të jetë një këngë dashurie zemërthyese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE