T-Rocks

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
T-Rocks

Nuk ka rrymë muzikore që përçon me shumë energji, antikonformizëm, rebelim kundër status-quo e sfidim të tradicionales, sesa muzika rock! Ajo ka shoqëruar lëvizjet antiraciste, rënien e murit të Berlinit e zhvillimet demokratike anembanë botës, teksa miliona të rinj e të reja identifikohen me të në stil jetese, veshje e sjellje!

T-Rocks është një manifestim i rockerëve më të mirë shqiptarë ndër vite, yjeve të së sotmes e talenteve të së ardhmes dhe një reflektim muzikor shpërthyes i Tiranës si Kryeqytet Europian i Rinisë! Më 10 Shtator tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, do të kemi mundësi të ndjekim artistë si Eugent Bushpepaj, Jericho, Edea Demaliaj, Bojken Lako, Offchestra dhe Burn. Koncerti do të transmetohet live në valët e Top Albania Radio-s.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47743 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE