Gjermani, 23-vjeçari nga Kosova vret me sëpatë një grua, ekzekutohet nga policia!

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermani, 23-vjeçari nga Kosova vret me sëpatë një grua, ekzekutohet nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Friedrichsfelde të Lichtenberg në Gjermani, të dielën.

Një 23-vjeçar nga Kosova ka vrarë me sëpatë një grua 27-vjeçare në një apartament në ‘Löwenberger Strasse’.

Policia ka ndërhyrë në momentin e krimit dhe e ka qëlloi atë për vdekje, ndërsa gruaja humbi jetën nga plagët e marra, shkruan Berliner Zeitung.

Rreth orës 07:40, fqinjët dëgjuan britmat e një gruaje brenda pallatit dhe thirrën menjëherë policinë, shkruan media gjermane.

Kur oficerët hynë në apartamentin e katit të nëntë, u përballën me një pamje të tmerrshme.

“Atje, një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schümann të dielën pasdite përpara ndërtesës dhjetëkatëshe ku ndodhi krimi. Më pas policia përdori një armë zjarri duke vrarë burrin me sëpatë.

Sipas të dhënave fillestare, gruaja e vrarë është një ukrainase. Autori vjen nga Kosova. Të dy nuk ishin të martuar dhe nuk ishin të regjistruar në apartamentin me një dhomë, tha ai. Policia fillimisht nuk ka mundur të thotë se çfarë raporti ka autori me viktimën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE