“Je përfaqësimi më i denjë i figurës femërore shqiptare”, Bora Zemani surprizohet nga fansat e saj!

vovalbania September 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Je përfaqësimi më i denjë i figurës femërore shqiptare”, Bora Zemani surprizohet nga fansat e saj!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditën e sotme Bora me anë të disa postimeve në Instastory ka treguar se është surprizuar me një pusullë nga fanset e saj ose siç i quan ajo ndryshe dashmirësit e saj #skuadrabora.

E dashur Borë! Me anë të kësaj letre, pikë së pari dua të të falenderoj. Faleminderit për gruan dhe vajzën e fortë që je. Faleminderit që çdo ditë na inspiron. Faleminderit që je përfaqësimi më i denjë i figurës femërore shqiptare. Zgjodha të drejtën, heshtjen, inteligjencën, bukurinë dhe elegancën. E të gjitha këto vlera, kush më mirë se ty mund t’i përfaqësonte. Sharmi, finesa dhe eleganca mbajnë emrin Bora Zemani.

Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Nuk ka asnjë mundësi që të anashkalohet kudo në rrjet, qoftë nga portalet, po ashtu edhe nga fansat e dyshes.

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.

Po, po ashtu siç e dëgjuat. Në fakt që historia e tyre e dashurisë kishte rinisur pas “Big Brother VIP” është përfolur disa herë, por me atë foto Semi e ka konfirmuar përfundimisht këtë ribashkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE