Përplasja e ashpër me Sulën, Çollaku: Sulm i pakuptueshëm!

vovalbania November 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përplasja e ashpër me Sulën, Çollaku: Sulm i pakuptueshëm!

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku doli në një deklaratë për mediat, duke reaguar pas përplasjes fizike që pati me kolegun demokrat, Dashnor Sula në mjediset e Kryesisë së Kuvendit. Ai e cilësoi përplasjen si një “incident të turpshëm” duke theksuar se “ngjarja e sotme turpëron çdo deputet të parlamentit”.

As në ’97-ën e tmerrshme. kurrë nuk do e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situatë të ngjashme me atë që u ndodha sot. Unë kam marrë pjesë në një mbledhje të komisionit që drejtohet nga opozita nga kryetarja Jorida Tabaku, i ftuar nga kjo e fundit. Shkova të marr pjesë në mbledhje, u gjenda në sallë me një situatë surprizë.

U ballafaqova me një ngjarje, e cila më turpëron si qytetar i këtij vendi, si anëtar i Partisë Demokratike, si deputet. Në një sulm të pakuptueshëm verbal që pastaj përfundoi me goditje fizike, një ish-kolegu im realizoi një skenë që turpëron çdo deputet të këtij parlamenti.

Unë e kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën, ka një aleancë për të heshtur siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës. Shqetësimi im është si mund të degradojë deri në këtë nivel jeta parlamentare?! Kushdo duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, pasojë e së cilës rashë unë viktimë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për përplasjen fizike mes deputetëve të opozitës, Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Braçe shkruan se nga si pasojë e “revolucionit” të paralajmëruar nga Rithemelimi, po ushtrohet dhunë edhe ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

Reagimi i Erion Braçes në rrjetin Facebook:

REVOLUCIONI NUK E PASKA PUSHIM SOT;

PO C’INTEGRON KOMISIONIN E INTEGRIMIT!

DHUNE TERESIHT FIZIKE, NJE PER NJE, MBI CDO DEPUTET, PERFSHI DHE DEPUTETET E PARTISE SE TYRE!

Shiheni MILICINE FASHISTE NE AKSION!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE