Donald Veshaj surprizohet nga ndjekësit me rastin e ditëlindjes së tij!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Veshaj surprizohet nga ndjekësit me rastin e ditëlindjes së tij!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Para disa ditësh vëllezërit Veshaj kanë festuar ditëlindjen e tyre e mesa duket dhuratat dhe surprizat për ta ende nuk kanë mbaruar. Ditën e sotme Donaldi me anë të disa postimeve në Instastory ka treguar se në ambjetet e zyrave të TopChannel kanë ardhur disa dhurata për ta nga fansat dhe adhuruesit, të cilët i mbështesin binjakët në çdo veprim, me rastin e ditëlindjes së tyre.

Para disa ditësh artisti publikoi këngën e tij më të fundit si një surprizë për ndjekësit me rastin e ditëlindjes së tij. ‘Hesht’ mban titullin projekti më i ri dhe nga teksti i këngës ne na u duk si një ‘kërkim falje’ për historinë e tij aq të bujshme të dashurisë që tanimë është konfirmuar ribashkimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE