Policia e Shtetit/ Muhamet Rrumbullaku firmos ndryshimet në 25 struktura!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Policia e Shtetit/ Muhamet Rrumbullaku firmos ndryshimet në 25 struktura!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur sot ndryshimet në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë.

Lëvizjet, sic thuhet në njoftimin shpërndarë mediave, bëhen me qëllim përmbushjen e prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve si edhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi.

Njoftimi i plotë:

Në përmbushje të prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës, pas vendimeve të Këshillit të Lartë të Emërtesës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, konkretisht:
1. Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, deri tani Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;
2. Drejtues i Parë Sokol Bizhga, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, merr gradën “Drejtues i Lartë” dhe emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
3. Drejtues i Parë Lorenc Panganika, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;
4. Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;
5. Drejtues i Parë Edmond Sulaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
6. Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
7. Drejtues i Parë Ervin Hodaj, deri tani profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;
8. Drejtues Ermal Muçaj, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;
9. Kryekomisar Gentian Berberi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë emërohet Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
10. Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH;
11. Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë;
12. Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë;
13. Drejtues i Parë Zef Laska, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPPSH;
14. Drejtues Vilma Ibrahimi, deri tani Shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
15. Drejtues Arben Joco, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë;
16. Drejtues Altin Merizaj, deri tani Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Shkodër;
17. Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër;
18. Kryekomisar Luan Arifaj, deri tani specialist i Sektorit për Krimet Ekonomike, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, pas fitimit të gradës “Drejtues”, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës;
19. Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës;
20. Kryekomisar Armir Gjikolaj, deri tani Shef i Njësisë “Fast Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës;
21. Kryekomisar Alket Shatro, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë;
22. Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës;
23. Kryekomisar Vilson Bala, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë;
24. Drejtues Aida Çobo, deri tani asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërohet Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;
25. Drejtues Silvana Sulaj, deri tani Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese dhe me partnerët, si dhe është shumë e angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve, një shërbim sa më cilësor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48400 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE