Amerika dënon sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë!

vovalbania September 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika dënon sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot dënuan sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë. Në një deklaratë, zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Adrienne Watson, shprehet:

Shtetet e Bashkuara mbështesin thirrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që Irani të mbahet përgjegjës për sulmin e paprecedentë kibernetik.

Shtetet e Bashkuara do të marrin masa të tjera ndaj Iranit për sulmin që kërcënon sigurinë e një aleati të Shteteve e të Bashkuara, si dhe për precedentin e rrezikshëm që krijon për sulmet kibernetike.

Më tej, në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet:

Për javë të tëra, Amerika ka bashkëpunuar me partnerë të sektorit privat për të mbështetur Shqipërinë të zbusë, kapërcejë dhe hetojë sulmin kibernetik të 15 korrikut, që dëmtoi të dhënat e qeverisë e nxorri jashtë funksionimit shërbimet qeveritare për publikun.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur në përfundimin se ishte qeveria e Iranit që ndërmorri këtë sulm të papërgjegjshëm.
Irani, ka shkeluar normat që duhet të ndjekë një shtet i përgjegjshëm paqësor përsa i përket sigurisë kibernetike, siç është mosdëmtimi i infrastrukturës kritike, që ofron shërbime për publikun.

Aktivitetet keqdashëse kibernetike që dëmtojnë qëllimisht infrastrukturën, mund të kenë pasoja zinxhir për vendin, rajonin e më gjerë dhe mund të çojnë në përshkallëzime ose konflikte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49318 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE