Ambasada e Iranit e zbrazur nga diplomatët, vijojnë ende kontrollet, kamerat pa memorie

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasada e Iranit e zbrazur nga diplomatët, vijojnë ende kontrollet, kamerat pa memorie

Kontrollet vijojnë ende në brendësi të ambasadës së Iranit, tashmë të zbrazur nga diplomatët. Deri më tani nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Sipas informacioneve, kamerat e sigurisë janë lënë pa memorie po ashtu dhe disa kompjuterë.

Kujtojmë se një ditë më parë u largua i gjithë stafi, pas vendimit për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë.

Kjo situatë erdhi pas sulmit kibernetik të realizuar ndaj faqeve online qeveritare shqiptare nga vetë Irani.

Në total janë katër diplomatë të dënuar dhe një i pestë i larguar me dëshirën personale.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar, se çfarë kanë lënë pas diplomatët e larguar të cilët i përdorën orën e mbetura në vendin tonë duke djegur dokumentet.

Jo zyrtarisht mësohet se pjesa më e madhe e diplomatëve të dëbuar u larguan përmes pikës kufitare të Qafë Thanës drejt Maqedonisë së Veriut.

Shteti Iranit nuk ka bërë asnjë koment për vendimin e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike apo të pranojë e mohojë autorësinë e sulmit kibenetik.

E vetmja shenjë simbolike mbetur e prezencës së Iranit në vendin tonë edhe për pak orë është flamuri që valëvitet të cilin diplomatët e larguar nuk e hoqën.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i ftuar në Top Story një natë më parë tha se ekziston një mundësi që Irani të kundërpërgjigjet pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike duke theksuar se janë vigjilentë dhe se tashmë ka një mbrojtje të shtuar digjitale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49517 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE