Reforma territoriale, OSBE mban tryezë me aktorët politikë

vovalbania September 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reforma territoriale, OSBE mban tryezë me aktorët politikë

Tryezë e OSBE-së me Komisionin e Reformës Territoriale! Çupi: Njësitë vendore të jenë më pranë qytetarëve! Denaj: Copëzimi nuk zgjidh ngërçin financiar

Po mbahet një tryezë të përbashkët e OSBE-së me komisionin e Reformës Administrative-Territoriale. Në të pritet që të diskutohen çështje teknike në kuadër të Reformës së re Administrative-Territoriale, me temë: “Prezantim rreth Kapitalit Natyror të Bashkive dhe Autonomise Fiskale”.

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, tha se PD ka zhvilluar takime në 12 qarqe dhe po reflekton kërkesat e qytetarëve dhe ekspertizën më të mirë.

‘PD sot ka një hartë për diskutim dhe debatim. Qëllimi i hartës territoriale, të jetë e djenjë dhe të ketë ligje efikase. Njësitë vendore të jenë sa më pranë qytetarëve. Sot një pjesë e mirë e bashkive, sidomos zonave rurale janë jo efikase’- tha Çupi.

Nga ana tjetër deputetja e Partisë Socialiste Anila Denaj, bashkëkryetare e Reformës Territoriale u shpreh se copëtimi i mëtejshëm nuk ndihmon në zgjidhjen e ngërçit finanaciar.

‘Copëzimi ul autonimin financiare.’- u shpreh Denaj.

Në një mbledhje disa orëshe, grupi parlamentar i PD-së diskutoi draftin e Reformës Territoriale, ku sipas burimeve për Report Tv se është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 Rajone.

Mësohet se deputetët kanë bërë disa propozime shtesë dhe sugjerime për ndryshime të cilat pasi të rishikohen nga ekspertët, secili prej deputetëve deri javën e ardhshme do të finalizojnë draftin që do ti propozojë zyrtarisht Grupi Parlamemtar i Partisë Demokratike.

Ndërkaq, Merita Toska, eksperte e Co-Plan në fjalën e saj në tryezën e përbashkët me OSBE-në për Reformën Territoriale u shpreh se bashkitë kanë autonomi të ulët finanaciare. Sipas saj investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje

‘Bashkitë pas 2015 kanë patur më shumë të ardhura në dispozicion. Kjo jo vetëm për shkak të shtimit të kompetencave. Bashkitë mesatarisht në 2021 arritën të grumbullojnë vetëm 28.8% të të ardhurave totale. 85% e kësaj nga taksa pronës. 55% e te ardhurave të bashkive u mblodh vetëm bashkia Tiranë. Duke parë të dhënat bashkitë kanë autonomi të ulët financiare. Nga ana tjetër shpenzime kanë një prirje rritëse. Struktura e shpenzimeve dominohet nga shpenzimet konkrete (paga dhe pagesa operative) dhe 25% shpenzime kapitale. Investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje duke arritur 0,6% të totalit Pbb.’- u shpreh Toska.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE