Pra dihet tanimë, ndahemi nga i dashuri dhe ndryshojmë modelin e flokëve! Ju prezantojmë me ‘look’-un e ri të Emily Ratajkowski!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pra dihet tanimë, ndahemi nga i dashuri dhe ndryshojmë modelin e flokëve! Ju prezantojmë me ‘look’-un e ri të Emily Ratajkowski!

Pas ndarjes shumica e vajzave vendosin të bëjnë një ndryshim në pamje dhe kështu ka vepruar edhe supermodelja Emily Ratajkowski. Bukuroshja është shfaqur me një look të ri, me flokë të gjata ‘extensions’, e veshur me një fustan të zi. Një ndryshim ky që bie në sy pasi 31-vjeçarja i mban flokët e saj disa centimetra poshtë shpatullave.

Prej kohësh në media po qarkullon lajmi se modelja po kërkon divorcin nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Emily, me sa duket, i konfirmoi thashethemet se Bear-McClard e kishte tradhtuar, pasi ka bërë “like” disa postime negative në Twitter të shkruara për bashkëshortin e saj. Tani, po raportohet se producenti po lutet për një tjetër shans nga Ratajkowski, por ajo nuk ka ndërmend ta falë. Një burim i afërt tha për Page Six se:

Sebastian po i lutet që t’i japë atij një shans tjetër. Kjo nuk do të ndodhë, sepse ajo bëri gërmimet e saj dhe zbuloi edhe më shumë gjëra që ai ka bërë pas shpinës së saj.

Thashethemet e ndarjes u përhapën në korrik kur Ratajkowski u pa në New-York pa unazën e saj të martesës, megjithëse Bear-McClard e mbante ende të tijën. Ndërkaq, rikujtojmë se aktorja dhe modelja e njohur amerikane ka treguar së fundmi se i është sugjeruar “që të bëhet e shëmtuar” nëse dëshiron të ketë sukses si aktore në “Hollywood”. Ajo u shpreh në një intervistë me ‘BBC’ se:

Njerëz në këtë industri më kanë thënë se duhet të shëmtohem. Duhet të tregosh se je më shumë se një objekt seksual. Më kanë thënë që nëse dua të më marrin seriozisht për ndonjë rol, duhet të shëmtohem.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE