Si të shpëtoni njëherë e mirë nga ndjenja e fajit!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të shpëtoni njëherë e mirë nga ndjenja e fajit!

Ndonjëherë na ndodh të jemi të ngarkuar me ndjenjën iracionale të fajit dhe në kokë na vijnë mendime të ndryshme. Shpesh gratë mund të mendojnë “A jam nënë e mirë sa duhet?”, “A jam grua e mirë?” “Nëse nuk gjej punë, nuk do të kemi para sa duhet, mirëpo nëse gjej punë, nuk do të mund të kaloj kohën e mjaftueshme me fëmijët.” Si fillim na lini t’ju themi se është tërësisht normale.

Por nëse vazhdoni t’i mendoni këto situata, e gjithë ajo që do të ndodhë është se do të shkatërroni vetëbesimin tuaj, duke e bërë përherë e më të dobët. Për këtë arsye duhet të ndaloni për një moment për të kthjelluar mendimet.

Faji do ta shkatërrojë vetëbesimin tuaj, nëse nuk vendosni ta fshini atë nga jeta e juaj. Këtu nuk ka zgjidhje tjetër. Fëmijët dinë shumë shpejt të zbulojnë dobësinë tuaj dhe t’jua shfrytëzojnë ndjenjën e fajit në mënyrë që t’ju ngarkojnë me kërkesa shtesë, shpesh edhe në rolin e tekave.

Megjithatë, ekziston një ushtrim që mund t’ju ndihmojë të liroheni nga ndjenja e fajit. Shqiptoni pohimin: “Përherë jap çdo gjë nga vetja.” Dhe njëkohësisht mendojeni ndjenjën e fajit se si po zhduket si një flluskë në mënyrë që tëmos kthehet kurrë më. Dhe pastaj harrojeni atë e mos mendoni më për të.

Kini në mendje se vetëbesimi juaj do të dobësohet nëse lejoni që t’ju mundojë faji; kjo është e vetmja gjë që mund t’ju sjell kjo ndjenjë! Bëjeni këtë ushtrim për t’u liruar nga faji çdo herë që jeni në vështirësi, derisa të jetë përherë e më e lehtë për ju, ndërsa jeta juaj do të bëhet njëkohësisht gjithnjë e më e këndshme dhe më e bukur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE