Skënder Gega jep dorëheqjen, Kukësi pa trajner!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skënder Gega jep dorëheqjen, Kukësi pa trajner!

Skënder Gega nuk është më trajner i Kukësit. Trajneri i njohur dhe klubi verilindor vendosën të ndërpresin bashkëpunimin. Sipas asaj që shkruhet në njoftimin zyrtar, ka qenë vetë tekniku tropojan që ka dhënë dorëheqjen.

“FK Kukësi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Skënder Gega. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, trajneri Gega ka paraqitur dorëheqjen në klub dhe pavarësisht besimit që i është dhënë nga klubi, trajneri Gega nuk ka bërë kthim pas.

“Falënderoj klubin dhe Presidentin e Nderit, Safet Gjici për mbështetjen dhe besimin. Falënderoj të gjithë bashkëpuntorët që kisha, por besoj se kjo është më e mira në këtë situatë”, u shpreh trajneri Gega.

Klubi i Kukësit e falënderon trajnerin Gega për bashkëpunimin dhe i uron suksese në karrierën e tij” – Shkruan klubi.

Kukësi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin, pasi në 4 ndeshjet e para ka grumbulluar 2 pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE