Upss! U desh ky “Prime” që produksioni i BBV Kosova të ironizojë BBVA dhe Luiz Ejllin

vovalbania November 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet data e startimit të “Big Brother VIP”

“Prime” i “Big Brother VIP Kosova” mbrëmjen e sotme nisi me surpriza, por edhe debate.

Mes banorëve pati jo pak përplasje, duke përmendur këtu debatin e Santianës me Ganiun, apo sërish ky i fundit me Shqipe Hysenajn, si edhe debati mes opinionistit Bled Mane dhe Blero Muharremit.

Mirëpo përpos ngjarjeve në “Prime”, vëmendje programi i BBV Kosova ka marrë edhe me një postim që ka bërë në rrjetin social Instagram.

Faqja zyrtare e programit të reality show-t në Kosovë, ka postuar një video të qytetit të Shkodrës dhe e ka shoqëruar me shkrimin: “Prime i Big Brother VIP Kosova, zbrazë Shkodrën”.

Një postim që dukshëm ironizon “Big Brother VIP Albania” dhe fituesin e saj të fundit, Luiz Ejllin. Kjo pasi BBVA sezonin e fundit postonte shpesh pamje nga qytete të ndryshme që dukeshin bosh, për të cilat pretendonin se “shkaktar” ishin ata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE