Banka Botërore: Rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion në vitin 2023!

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banka Botërore: Rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion në vitin 2023!

Sipas Bankës Botërore, “rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në botë, mund të nxisë recesion global vitin e ardhshëm”. Në vlerësimin e këtij institucioni të rëndësishëm financiar thuhet:

Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit duke vepruar sipas një sinkroni që nuk është parë në pesë dekadat e fundit, për të luftuar rritjen e çmimeve.

Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik. Rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë e në këtë mënyrë tentohet të luftohet rritja e çmimeve. Por, një vendim i tillë i bën kreditë edhe më të kushtueshme, diçka që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike.

Ky njoftim i Bankës Botërore vjen pas takimit të zyrtarëve të Bankës Amerikane të Rezervave dhe Bankës së Anglisë, që sërish pritet të rrisin normat e interesit, javën e ardhshme.

Referuar Bankës Botërore, “ekonomia globale po ecën me ritmin më të ngadalshëm prej vitit 1970”.

Në situata të tilla, edhe një goditje jo shumë e madhe në ekonominë globale, mund të nxisë recesion vitin e ardhshëm.

Banka Botërore u bën thirrje atyre qendrore të koordinojnë veprimet e të “bisedojnë qartë për vendimet e tyre”, për të shmangur vështirësitë më të mëdha. Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, po regjistrohet niveli më i lartë i inflacionit në 40 vitet e fundit.

Kjo situatë është rezultat i rritjes së kërkesës pas heqjes së kufizimeve për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit dhe pas shpërthimit të luftës ruse në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Luftën, shefi i Kremlinit e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi u përgjigj ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE