Lufta në Ukrainë, varrezë masive edhe në Izjumin e çliruar!

vovalbania September 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, varrezë masive edhe në Izjumin e çliruar!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzon Rusinë se po lë pas, “gjurmë të vdekjes”. Deklaratën e bëri pas identifikimit të një varreze masive në qytetin e rikthyer të Izjumit. Ditë më parë, ushtria ukrainase nisi një kundërofensivë në rajonin verilindor të Kharkivit, duke çliruar një mori vendbanimesh.

Një varrezë masive u gjet në Izjum, në rajonin e Kharkivit. Veprimet e nevojshme procedurale tashmë kanë nisur. Buça, Mariupoli e fatkeqësisht, tani edhe Izjumi. Rusia po lë kudo vdekje e duhet të mbahet përgjegjëse.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes raporton se të paktën 440 trupa të pajetë u gjetën në këtë varrezë masive në Izjum, pas çlirimit të qytetit. Mijëra trupa ushtarake ruse ikën nga Izjumi javën e kaluar, qytet të cilin e pushtuan pak ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt. Ata e shfrytëzuan si pikë furnizimi në rajonin e Kharkivit. Forcat ushtarake ruse lanë pas, sasi të mëdha pajisjesh e municionesh.

Raportimet ukrainase ende nuk janë verifikuar. Rusia nuk i ka komentuar deklaratat, por vazhdimisht mohon akuzat për sulme ndaj civilëve. Zelensky ishte në Izjum ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes lart të flamurit ukrainas. Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë deklaroi se forcat ukrainase zmbrapsën tre sulme ruse në Donjeck. Raketat e nisura nga deti shënjestruan edhe rajonet e Odesës, por u shkatërruan nga sistemet kundër-ajrore. Forcat ruse nisën sulme në disa vendbanime në vijën e frontit në Kharkiv.

Në përditësimin e sotëm, Ministria britanike e Mbrojtjes thotë se “pas më shumë se gjashtë muajsh luftë, Kremlinit iu shtua presioni për shkak të numrit të ushtarëve”.

Rusia po angazhon kompani ushtarake private, siç Grupi Vagner, për të rekrutuar rusë që të luftojnë në Ukrainë. Të dënuarve në burgje po u ofrohen zbutje të dënimit e para’. Akademitë ushtarake ruse po zvogëlojnë kurset e trajnimit e janë duke përshpejtuar procesin e diplomimit të kadetëve.

Mbrëmë në orët e vona, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën në vlerë 600 milion dollarë, si mbështetje ndaj kundërofensivës së Kievit. Në një dokument thuhet se presidenti Biden e ka përdorur autoritetin e tij për të autorizuar transferimin e armëve nga stoqet amerikane. Në ndihmë përfshihen pajisje e trajnime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE