Komisioni Europian propozon pezullim të fondeve për Ukrainën!

vovalbania September 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komisioni Europian propozon pezullim të fondeve për Ukrainën!

Komisioni Europian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove fonde për Hungarinë, ndërsa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit. Prej muajsh tashmë, Bashkimi Europian dhe Hungaria janë përfshirë në mosmarrëveshje me Brukselin zyrtar që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e Unionit për të pasuruar miqtë e tij. Eurokomisioneri për Buxhetin, Johannes Hahn.

Komisioni Europian propozon pezullimin e 75 për qind të angazhimeve për programet dhe politikën e kohezionit, që arrin vlerën prej 7.5 miliardë eurosh. Hungaria është zotuar që ta njoftojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave përmirësuese deri më 19 nëntor. Ne do ta vlerësojmë edhe një herë situatën.

Vendimi përfundimtar për këtë propozim të Brukselit do të merret nga Këshilli i BE-së. Një ditë më parë, qeveria hungareze tha se javën e ardhshme, deputetët do të votojnë një sërë ligjesh që kanë për qëllim të ulin tensionet me bllokun europian sa i përket përmbushjes së reformave.

Gergely Gulyas, shefi i stafit të Orbanit, u deklaroi gazetarëve se deputetët hungarezë pritet të votojnë masa që kanë për qëllim të zbusin shqetësimet rreth korrupsionit dhe mungesës së transparencës në prokurimet publike.

Projektligjet do t’i dërgohen Parlamentit javën e ardhshme. Ne presim që të hënën dhe të premten ato të votohen e të hyjnë në fuqi në nëntor. Masat e reja pritet të përfshijnë krijimin e një trupi monitorues kundër korrupsionit, me qëllim që të monitorohen fondet e BE-së.

Njoftimi i KE-së për pezullimin e fondeve vjen në kohën kur Hungaria po përballet me nivel të lartë të inflacionit. Në qershor të këtij viti, Hungaria shpresonte të arrinte marrëveshje me autoritetet e Bashkimit Europian deri në dhjetor 2022, në mënyrë që të ketë akses në miliarda dollarë të fondit për rimëkëmbje nga pandemia.

Komisioni Europian e ngriu qasjen e Hungarisë dhe Polonisë në disa fonde të BE-së për shkak të qëndrimeve të këtyre dy shteteve ndaj emigrimit, diskriminimit kundër grave e pjesëtarëve të komunitetit LGBT, si dhe kufizimeve ndaj mediave e sundimit të ligjit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49664 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE